Një nga situatat më të nxehta këto ditë në vendin tonë është padyshim përplasja mes FSHF-së dhe Bashkisë së Tiranës.
Reagimet për këtë çështje kanë qenë të shumta, e së fundmi në Report TV ka folur “hapur” edhe kandidati për president të Federatës, Dritan Shakohoxha.
Shakohoxha zbuloi një tjetëe skandal të Federatës ku zbuloi se Email-et e shoqatave të futbollit në vend kontrollohen nga FSHF. Dihet që në kushte normale, shoqatat janë organe të pavarura.
“Emailet e të gjithë shoqatave janë në FSHF. Asnjë prej drejtuesve nuk di të hapë emailet e shoqatave. Askush nuk di, FSHF dërgon emaile si të ishte shoqata rajonale”, tha Shako.
Pjesë e diskutimit ishte padyshim edhe përfshirja e Erion Veliajt, ku sipas Shakos është normale, pasi ai nuk vjen si Kryetar Bashkie, por si akisoner i klubit të Tiranës.
“Unë jam kandidat me muaj që vrapoj në çdo fushë, kam shkuar vetëm,. Kam patur vetëm një asistent, asnjë nga njerëzit e Politikës. Duka është zgjedhur me votat e nënkryetarëve të bashkive gjithmonë. Nëse vjen më 2 mars kryetari i Bashkisë Pukës nga ndryshon Veliaj. Këto janë tentative për t’u justifikuar çdo moment humbës. FSHF bën manipulime dhe shkon në çdo studio“, tha ai. /albeu.com