U arrestua për aferën e inceneratorëve, Lefter Koka përfundon në spital

Ish-ministri i Mbrojtjes Lefter Koka është transferuar në spitalin e burgjeve. Burime për BW bëjnë me dije se ai ka shfaqur problem me zemrën dhe çrregullime të sistemit kardiak dhe është transferuar në spital që prej ditës së djeshme.

Kujtojmë se Lefter koka u arrestua më 14 dhjetor të vitit që lamë për dosjen e inceneratorëve, ku dyshohej se ishte i përfshirë në skema korrupsioni, pastrimi parash dhe shpërdorim detyre.

Po ashtu ka dyshime të forta se ai ka përfituar 3.6 milionë euro ryshfet nga pronarët e inceneratorëve, Klodjan Zoto dhe Stela Gugallja, të cilët janë shpallur në kërkim gjithashtu.

Ndërkohë SPAK ka sekuestruar edhe pasuritë e personave në fjalë, duke përfshirë edhe inceneratorin e Elbasanit dhe të Tiranës./albeu.com


Shtuar 21.01.2022 15:14