11 vjet nga 21 janari, familjarët e Veizit apelojnë për drejtësi: Nuk është bërë asgjë

Në 11-vjetorin e ngjarjes së 21 janarit, familjarët e Ziver Veizit vazhdojnë të apelojnë për drejtësi.

Motra e Ziverit, Trëndafilja, thotë se edhe sot, 11 vite më pas drejtësia nuk është vënë në vend dhe nuk është bërë asgjë për zbardhjen e ngjarjes.

“Ne drejtësinë do ta kërkojmë derisa të rrojmë. Nuk dua të ma zësh fare në gojë Berishën. Unë dua drejtësinë për vëllanë tim, do ta kërkoj dhe do ta gjej” tha ajo për mediat.

Homazhet për Ziver Veizin kanë bërë bashkë familjarë, miq dhe drejtues të pushtetit vendor.


Shtuar 21.01.2022 10:41