Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, përmes një postimi në Twitter ka njoftuar takimin e tij me presidentin Ilir Meta për të konsultuar datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashkitë pa kryetar.
Celibashi shkruan se i ka kërkuar Metës që mundësisht të konsiderojë datën 6 mars 2022 si datë të zhvillimit të zgjedhjeve.
“Komunikova sot me Presidentin e Republikës për datën e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki. Bisedova me Presidentin që mundësisht të konsiderojë datën 6 mars 2022 si datë të zhvillimit të zgjedhjeve. Si një nga datat e mundshme sipas ligjit kur mundet të zhvillohen zgjedhjet, data 6 i jep pak më shumë kohë KQZ në përgatitjen më të mirë të mundshme të këtij procesi zgjedhor”, shkruan Celibashi./albeu.com