Xavi i qartë: Rinovimin me Araujon e kemi prioritet

Ronald Araujo është bërë një nga shtyllat mbrojtëse të Barçës dhe siç e ka publikuar MD, një takim me përfaqësuesin e tij është planifikuar në ditët në vijim për të çuar përpara rinovimin e tij. Kontrata e uruguaianit përfundon në vitin 2023 , por klubi i Barçës do të tentojë shumë për rinovimin e tij për të siguruar vazhdimësinë e një lojtari të thirrur për të qenë shumë i rëndësishëm në të ardhmen.

Në këtë linjë, u referua edhe trajneri Xavi Hernandez , në konferencën për shtyp para duelit final të Kupës së Mbretit kundër Athletic , duke siguruar se rinovimi i Araujo duhet të jetë një “prioritet” për Barçën .

“Rinovimi i tij është një prioritet. Tashmë po e shihni që ai është një pjesë shumë e rëndësishme për mua si trajner dhe për ekipin. Ai është një mbrojtës i jashtëzakonshëm. Ai ka një karakter fitues dhe pozitiv.

Është shumë e rëndësishme që ata të arrijnë një marrëveshje shpejt, sepse ai është një lojtar shumë i nevojshëm, tani dhe në të ardhmen. Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e Ronaldit dhe se si ai është jashtë fushës gjithashtu.

Sjellja dhe qëndrimi i tij vlerësohen shumë. Gjithçka shtohet dhe Ronald është një djalë që shton shumë”, tha Xavi Hernandez , shumë i kënaqur me nivelin e uruguaianit dhe sakrificën e tij për të luajtur me dorën e operuar së fundmi në Superkupën e Spanjës. r.t/albeu.com

Shtuar 19.01.2022 15:14