Ministrja gjermane e Europës vjen sot për herë të parë në Shqipëri

Ministrja gjermane e Evropës, Anna Lührmann, viziton sot për herë të parë Shqipërinë. Siç bëhet e ditur nga një njoftim të ministrisë së jashtme gjermane, politikania e gjelbër do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe me zëvendësministren e jashtme, Megi Fino.

Veç përfaqësuesve të shoqërisë civile, ministrja do të takohet edhe me Albert Hanin, kryetarin e Byrosë Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO).

Në qendër të bisedimeve do të jetë integrimi i Shqipërisë dhe reformat e brendshme.

Kujtojmë se ditën e djeshme ajo ishte në Shkup ku kryeministri i ri maqedonas Dimitar Kovaçevski zhvilloi me të takimin e parë pas votimit të qeverisë së re./albeu.com


Shtuar 18.01.2022 08:19