Drejtori i Përgjithshëm i Pfizer jep lajmin e mirë për pandeminë

Drejtori i Përgjithshëm i Pfizer, Albert Bourla, ka shprehur së fundmi se shumë shpejt do i kthehemi normalitetit.

Mediat e huaja raportojnë se gjatë deklaratës së tij Bourla tha se një investim të madh në Francë për prodhimin e pilulës së re kundër koronavirusit.

“Shumë shpejt do t’i rikthehemi normalitetit. Kjo do të jetë vala e fundit me kaq shumë kufizime”, u shpreh Bourla.

Ai gjithashtu informoi se do të investojë një shumë prej 520 milionë eurosh në Francë gjatë pesë viteve të ardhshme, duke forcuar kapacitetet prodhuese të industrisë farmaceutike për Paxlovid, në bashkëpunim me kompaninë franceze Novasep.


Shtuar 17.01.2022 16:00