Juventusi ka triumfuar përballë Udineses në “Allianz Stadium” me rezultatin e pastër 2-0.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 19 me Paulo Dybala i cili merr një asist nga Kean dhe dërgon topin në trekëdësh.
Pjesa e parë do të mbyllej me avatazhin minimal te vendasve, ndërsa e dyta nis menjëherë me zevendësime për “Zonjën e Vjetër”.
Në minutën e 79, amerikani McKennie do të shënonte edhe golin e dytë dhe të sigurisë pas një asisti të De Sciglio.
Pas këtij triumfi, Juventusi pozicionohet në vendin e 5 me 41 pikë, ndërsa Udinese në vendin e 14 me 20 pikë.r.t/albeu.com