Allegri: Duhet të kemi durim, kampionati kërkon shumë përgatitje

Në prag të sfidës kundër Udineses, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri e prezanton kështu sfidën për javën 22 të Serie A.

“Nuk është çështje reagimi, kampionati është një rrugë shumë e ndryshme. Nesër përballemi me një ekip fizik që mbrohet mirë, do të duhet shumë durim. Duhet të jemi shumë teknikë dhe duhet të përpiqemi të fitojmë për të ndryshuar kursin ndaj skuadrave të vogla”.

“E kam thënë tashmë, kjo është skuadra e Juventusit dhe me këta lojtarë duhet të arrijmë në fund të sezonit në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne po rritemi si ekip, po punojmë me përkushtimin maksimal për të marrë rezultatet më të mira dhe duhet të qëndrojmë të qetë”.

“Dybalan e rrita unë, ai ishte fëmijë tani është rritur. Pres shumë në këtë pjesë të dytë të sezonit, vlera e lojtarit nuk diskutohet. Ai është një lojtar i madh”.

300 ndeshje në drejtim të Juves, ndeshja më e bukur që mban mend?

“Ndeshja në Madrid ishte një ndeshje e mrekullueshme. Ka pasur të tjera si Mynihu, Londra, por ajo e Madridit ishte vërtet i bukur, pothuajse e kishim përmbysur rezultatin”.


Shtuar 14.01.2022 17:16