Klubi turk Trabzonspor ka publikuar në kanalet e veta zyrtare sociale një galeri fotografish nga seanca e sotme stërvitore, e zhvilluar në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e së dielës kundër Eyupspor.
Një ndër lojtarët që shihet të jetë bashkuar me grupin pas detyrimeve me kombëtaret është edhe Ernest Muçi. Reprezentuesi shqiptar ka rifilluar ushtrimet me top dhe situata e tij fizike paraqitet premtuese. Megjithatë, pjesëmarrja e tij në takimin e ardhshëm të kampionatit mbetet ende një pikëpyetje, pasi tekniku Thomas Reis synon të tregohet i kujdesshëm për të shmangur çdo rrezik.
Të lidhura
None found
Muçi ka dhënë tashmë indikacionet e para pozitive, por rezultatet e kontrolleve mjekësore do të përcaktojnë hapat e mëtejshëm për mesfushorin, i cili këtë sezon ka qenë i përfshirë në 9 gola.





