Pak ditë pas rinovimit, Umtiti dëshiron largimin nga Barcelona

Vetëm pak ditë pasi Barcelona rinovoi me Umtiti deri në vitin 2026, pasi francezi pranoi uljen e pagës dhe gjithashtu kjo i shërbeu klubit për të regjistruar Ferran Torres, mbrojtësi kërkon largimin në formë huazimi.

Sipas Rmc Sport, fituesi i Kupës së Botës dëshiron që të ketë minuta dhe të fillojë të luajë rregullisht, ndaj është i hapur për t’u larguar nga “Camp Nou”.

Mësohet se skuadra nga, Premier Legue, La Liga dhe Serie A janë të interesuar për shërbimet e mbrojtësit dhe janë gati të negociojnë me Barcelonën. r.t/albeu.com

 


Shtuar 13.01.2022 10:00