Chelsea po ia del, Rudiger tani dëshiron qëndrimin në Londër

Që nga merkatoja e verës së kaluar e deri më tani, Rudiger vazhdon të jetë një ndër lojtarët më të përfolur në lidhje me largimin nga Chelsea.

Interesim për mbrojtësin gjerman kanë pasur shumë skuadra të madha, ku Real Madridi ishte në pole-position gjatë gjithë kohës.

Por së fundmi situata duket se po ndryshon, dhe “Blutë e Londrës” janë pranë arritjes së qëllimit të tyre, pasi mbrojtësi po mendon qëndrimin në “Stamford Bridge”.

Antonio Rudiger dëshiron të qëndrojë në Chelsea. Pas një oferte të parë zhgënjyese, tani klubi dhe lojtari janë në bisedime më të mira”, ka raportuar gazetari i njohur i BILD, Christian Falk. r.t/albeu.com

 


Shtuar 12.01.2022 14:44