Newcastle vijon rindërtimin, piketon mefushorin belg

Newcastle po vazhdon të rindërtojë skuadrën e tyre në tregun e dimrit dhe Maroune Fellaini do të jetë në gatishmëri.

Sipas La Derniere Heure, Newcastle po kërkon një përforcim për mesfushën dhe Fellaini do të ketë karakteristikat e dëshiruara.

Mesfushori 34-vjeçar belg do të jetë gjithashtu i interesuar për t’u rikthyer në futbollin evropian, por ai ka kontratë deri në vitin 2025 me Shandong Luneng dhe kjo do ta detyrojë klubin anglez të investojë për ta siguruar. /albeu.com/

 


Shtuar 11.01.2022 21:33