Rekord absolut në Francë, regjistrohen 368,149 raste me koronavirus në 24 orë

Franca njoftoi sot 368,149 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, duke thyer rekordin e mëparshëm të vendosur më 5 janar (332,252).

Gjatë së njëjtës periudhë janë regjistruar 268 vdekje duke e çuar numrin total të vdekjeve në 98.947.

Autoritetet franceze po shqyrtojnë dhënien e një doze të katërt të vaksinës Covid-19 për të moshuarit, sipas ministrisë së shëndetësisë së vendit.

“Në vendet e tjera evropiane, ata janë të gjithë në të njëjtën fazë në këto çështje, duke pritur qëndrimin e autoriteteve shkencore,” tha ministria në një deklaratë për gazetarët./albeu.com


Shtuar 11.01.2022 21:26