Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka komentuar rritjen e shënuar gjatë vitit 2021 të investimeve amerikane në vend.
Me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale, ambasadorja Kim shkruan se faktorë që kanë ndikuar në rritjen e regjistruar janë rregullat e qarta dhe gjykatat e “pastra”.
Sipas saj, reforma në Drejtësi ka dhënë frytet e para, duke krijuar më shumë mundësi punësimi dhe prosperitet.
“Është mirë të shoh se investimet e SHBA në Shqipëri po rriten. Rregulla racionale, të qarta, transparente + gjykata të pastra (d.m.th., mosmarrëveshjet e zgjidhura me ligj dhe jo ryshfet) do të tërheqin edhe më shumë investitorë. Le të vazhdojmë zbatimin e reformës në drejtësi që të ketë më shumë mundësi punësimi dhe prosperitet për më shumë njerëz”, shkruan Kim në postimin e saj.
Ndërkohë po ashtu, mesazhi i saj shoqërohet edhe me një të dhënë të vitit që lamë pas, ku sipas Dhomës Amerikane të Investimeve, gjatë 2021 u investuan 78 milionë euro më shumë nga viti paraardhës./albeu.com/