Allegri: Nesër do të ndeshemi ndaj ekipit më të fortë në Itali

Tekniku i Juventus-it, Massimo Allegri ka folur në një intervistë për shtyp përpara ndeshjes ndaj Inter-it në finalen e Superkupës së Italisë.

“Nesër do të kemi përballë ekipin më të fortë në Itali. Inter është favorit por ne do të bëjmë maksimumin tonë. Nuk do të ndikohemi nga rezultati nesër në mbrëmje pasi më shumë fokusin e kemi në Seria A dhe të bëjmë mirë atje.

Do të luajmë në stadiumin më të mrekullueshëm dhe emocionet do të jenë të mëdha.”

Më pas Allegri ka folur dhe për lojtarët që do të luajnë pasi mungesat janë me shumicë.

“Në portë do të jetë Perin, Bonnuci nuk është gati për na minuta e parë. Chiellini dhe Rugani besoj do të jenë titullarët”, këto kanë qënë disa nga fjalët e Allegrit rreth supersfidës së nesërme në Meazza. /h.ll/albeu.com


Shtuar 11.01.2022 13:09