Një tërmet me magnitudë 6.6 ballë të shkallës rihter goditi brigjet perëndimore të Qipros mëngjesin e të martës, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.
Mediet e huaja raportojnë se lëkundja është ndjerë në Izrael, Liban dhe Turqi.
Tërmeti i fortë ishte me qendër 48 kilometra (30 milje) në perëndim-veriperëndim të qytetit të Polis në ishullin mesdhetar, tha USGS.
Ai drodhi ndërtesat në kryeqytetin Nikosia, 130 kilometra larg dhe ata pak njerëz që ishin zgjuar dolën në rrugë.
“Ishte e frikshme. E gjithë ndërtesa po dridhej”, tha një banor i Nikozisë për AFP. “Mendova se nuk do të mbaronte kurrë”.
Qiproja shtrihet në një zonë dytësore të prirur ndaj tërmeteve, por lëkundjet e një magnitude të tillë janë të rralla.
Tërmeti më i madh në vitet e fundit ishte me magnitudë 6.8 ballë në vitin 1996, i cili vrau dy njerëz në Paphos përgjatë bregut perëndimor.
Kujtojmë se mbrëmjen e ditës së diel një tjetër tërmet i fuqishëm goditi Greqinë dhe u ndje edhe në vendin tonë./albeu.com/