Super lajm për Barcelonën, Pedri dhe Ferran rezultojnë negativë dhe do të jenë gati për Superkupën

Lajm i mirë për Barcelonën . Pasditen e kësaj të hëne, klubi i Barçës njoftoi se Pedri dhe Ferran Torres kanë rezultuar negativë dhe për rrjedhojë, në orët e ardhshme do të udhëtojnë drejt Riadit për Superkupën , e cila fillon të mërkurën.

Kështu Xavi do të jetë në gjendje të llogarisë edhe dy lojtarë shumë të rëndësishëm për “El Clasicon” përballë Real Madridit.

Pedri ka qenë jashtë skuadrës që nga shtatori, ndërsa Ferran Torres erdhi te Barcelona në këtë merkato dimërore duke kaluar tanimë edhe dëmtimin në këmbën e djathtë.r.t/albeu.com

 


Shtuar 10.01.2022 20:25