Zlatan Ibrahimovic nuk njeh moshë dhe me golin kundër Venezias ka arritur të barazojë rekordin e Cristiano Ronaldos.
Ibra me golin e shënuar ditën e sotme ka arritur të shënojë kundër 80 skuadrave të ndryshme në ligat kryesore europiane në 22 vitet e fundit, duke barazuar kështu rekord që e ka arritur CR7.
Edhe pse 40-vjeç, sulmuesi suedez vazhdon të tregojë se është një lojtar i madh dhe se mosha për të është thjeshtë një numër, i cili në 13 ndeshje të luajtura ka arritur të shënojë 8 gola, dhe venezia është bërë skuadra e 80-të që sulmuesi kuqezi ka arritur t’i shënojë.
“Viktima” e 80-të e Ronaldos në Evropë ishte Burnley më 30 dhjetor të vitit 2021.
Ibrahimovic ka luajtur për Ajaxin, Juventusin, Interin, Barcelonën, Milanin, PSG-në dhe Manchester Unitedin që nga viti 2000.
Kujtojmë se kontrata e Ibrës me kuqezinjtë skadon në fund të sezonit, por ai ka të ngjarë të zgjasë qëndrimin e tij në klub deri në qershor të vitit 2023./ h.ll/albeu.com