Plagosen me armë zjarri dy persona, përfundojnë tek “Trauma”

Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme.

Sipas burimeve për albeu.com përsonat në fjalë janë paraqitur në spitalin e “Traumës” në Tiranë ku po marrin ndihmë mjekësore, ndërsa nuk dihet ende vendi ku ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Gjithashtu mësohet se të plagosurit janë nga Fushë Kruja. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve./albeu.com/


Shtuar 9.01.2022 18:57