Donte ta ruante nga Covid, nëna mbyll djalin e saj në bagazhin e makinës (FOTO LAJM)

Covid është kthyer sërish në kryefjalë në të gjithë botën për shkak të  rritjes së numrit të të infektuarve.

Mediat e huaja kanë publikuar rastin e një nëne amerikane e cila për ta izoluar të birin e infektuar me Covid e ka futur në bagazhin e makinës. Ngjarja ka ndodhur në Teksas, ku Sarah Beam 41 vjeçe e ka futur djalin e saj 13 vjeç në bagazhin e makinës.

41-vjeçarja ka rënë në prangat e policisë nën akuzën e vënies në rrezik të jetës së djalit të saj. Ajo ka deklaruar se e kishte futur në bagazh, me qëllim që të mos infektohet edhe ajo ndërsa e dërgonte për trajtim.

 


Shtuar 9.01.2022 16:33