Veprimi i Vinicius Jr ndeshjen e djeshme bëhet viral, gjest i cili fitoi dashurinë e tifozëve (VIDEO)

Real Madrid tashmë mund të thuhet pa frikë se ka gjetur yllin e ri të skuadrës dhe ai është Vinicius Jr.

Braziliani me paraqitjet e tij ka bërë për vete gjithë tifozët madrilen, teksa ka ndihmuar “Los Blancos” me gola dhe asiste.

Edhe në ndeshjen e mbrëmshme, Vinicius ishte protagonisti kryesore kundër Valencias, duke shënuar dy gola.

Por nuk janë dy golat ato që bënë më shumë përshtypje te tifozët, por është një veprim i lojtarit i cili bërë që të pranishmit ta cilësojnë si “legjendë”.

Në një betejë për topin, Vinicius në vrapim e sipër ishte shumë afër të shkelte stemën e Real Madrid që ndodhej në vijat anësore të fushës. Por braziliani reagoi shumë shpejtë duke kërcyer sipër stemës në vend që ta shkelte. Kjo padiskutim ishte një shenjë respekti nga ana e 21-vjeçarit që sigurisht është pritur mjaft mirë nga fansat e Real Madrid./ h.ll/albeu.com


Shtuar 9.01.2022 16:22