Koulibaly rezulton pozitiv me Covid-19

Covid-19 godet edhe Senegalin, aktualisht i angazhuar në përgatitjen për Kupën e Afrikës.

Siç raportojnë mediat lokale (Radio Senegal), në ekipin kombëtar janë tre raste pozitive dhe mes tyre do të ishte edhe një protagonist i Serisë A, Kalidou Koulibaly i Napolit.

Mbrojtësi i Napolit për këtë arsye do të mungojë në ndeshjet e para të Kupës së Afrikës dhe do të duhet të qëndrojë në izolim në Kamerun, ku zhvillohet kompeticioni.

Dy rastet e tjera nga Senegali që dolën në këto orë janë të Famara Diedhiou dhe Edouard Mendy./ h.ll/albeu.com

 


Shtuar 8.01.2022 19:08