Shpërthim me lëndë plasëse në portën e një banese në Elbasan, detajet e para

Mëngjesin e kësaj të mërkure, një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në Elbasan. Sipas Policisë, një sasi lënde plasëse është vendosur në derën e jashtme të rrethimit të një banesë në lagjen “Çlirimi”.

Elbasan/Informacion paraprak

Të lidhura

None found

Në lagjen “Çlirimi”, është dëmtuar, dyshohet me lëndë plasëse, dera e jashtme e rrethimit të banesës së shtetasit Sh. F., 69 vjeç.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.


Shtuar më 7.10.2026 09:58