E rëndë në Krujë/ Dh*nohet efektivi i policisë, u godit me sende të forta nga vëllezërit e vajzës që fliste në rrjete sociale!

Një punonjës policie është dhunuar mbrëmjen e së martës, 6 Tetor, për motive banale. Sipas raportimeve, ai ishte jashtë shërbimit në momentin kur ndodhi ngjarja.

Punonjësi i Patrullës, 19-vjeç, është goditur me sende të forta dhe shkop bejsbolli. Autorë të dyshuar janë vëllezërit e një vajze me të cilën punonjësi i policisë kishte komunikuar në rrjetin social Instagram.

Të lidhura

None found

Sipas hetimeve paraprake, familjarët e vajzës kishin mësuar për komunikimin dhe dyshohet se vëllai i saj nuk e ka pranuar këtë fakt. Vajza me të cilën komunikonte efektivi është nën moshën 18-vjeç.

Pas kallëzimit të bërë nga punonjësi i policisë, hetuesit kanë nisur verifikimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Këqyrja e kamerave të sigurisë ka ndihmuar në zbulimin e automjetit me të cilin dyshohet se janë larguar personat e përfshirë në ngjarje.

Vëllezërit e vajzës janë shpallur në kërkim, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e përgjegjësisë së personave të dyshuar.


Shtuar më 7.10.2026 09:52