Spanja çon në 42 ndeshje rekordin e saj pa humbje

Spanja mposhti Kroacinë 2-1 në duelin e raundit të katërt të grupeve të Ligës A në Ligën e Kombeve të UEFA-s.

Me këtë fitore në transfertë, kombëtarja spanjolle regjistroi triumfin e 11-të radhazi. Ndërkohë, seria e saj pa humbje shkoi në 42 takime, shifra më e lartë e arritur ndonjëherë në futbollin botëror.

Të lidhura

None found

Spanja ka fituar të katër ndeshjet e zhvilluara, duke marrë 12 pikë. Kjo i garanton të paktën vendin e dytë në grup dhe kualifikimin në çerekfinalet e Ligës së Kombeve.

Emri i kundërshtarit të saj do të mësohet më vonë. Edhe Portugalia e siguroi para kohe kalimin në fazën me eliminim, pasi fitoi po ashtu të katër ndeshjet e saj.

Spanja është kampionia në fuqi e botës.


Shtuar më 7.10.2026 09:09