Fiorentina zyrtarizon ish-lojtarin e Milan-it

Fiorentina ka zyrtarizuar transferimin e Piatek.

Sulmuesi polak është rikthyer në Itali ku më parë ka luajtur në radhët e Genoa dhe Milan. Piatek ka zgjedhur ambiciet e Fiorentinës dhe është transferuar me formulën e huazimit me të drejtë blerje në fund të sezonit për shifrat e 15 milion euro.

Polaku do të mbajë veshur fanellën me numrin 19-të./ h.ll/albeu.com


Shtuar 7.01.2022 18:43