Në Angli rastet me Covid-19 shtohen, lojtari i Man Utd rezulton pozitiv

Futbolli anglez është prekur shumë kohët e fundit nga rastet pozitive me Covid-19.

Lojtari i fundit që ka rezultuar pozitiv nga testet molekulare është mbrojtësi i Manchester United, Victor Lindelof. 27-vjeçari nuk mori pjesë në sfidën e djeshme ndaj Newcastle pasi doli pozitiv.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, “Djajtë e Kuq” bëjnë të ditur se lojtari ka rezultuar pozitiv me Covid-19./ h.ll/albeu.com


Shtuar 28.12.2021 09:30