Basha merr masa pas hyrjes me dhunë të Berishës në PD, “blindon” selinë me kamera (VIDEO)

Një ditë pasi Sali Berisha me mbështetësit e tij hynë me dhunë në selinë blu duke shkelmuar dhe derën e një zyre, kreu demokrat Lulzim Basha ka marrë masën e parë.

Ai ka instaluar kamera shtesë, duke “blinduar” kështu selinë blu.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

Kujtojmë se Berisha ka shkarkuar përmes referendumit kreun demokrat Lulzim Basha, ndërsa ky i fundit e ka përjashtuar Berishën nga çdo funksion qendror në PD dhe e ka quajtur ish-deputet.

Përplasjet Berisha-Basha kanë nisur që me datë 9 shtator, kur kreu demokrat e përjashtoi ish-kryeministrin nga grupi parlamentar pasi ishte shpallur person “non grata” nga SHBA./albeu.com


Shtuar 22.12.2021 11:34