Rama sërish ftesë Kosovës për t’u bërë pjesë e “Open Balkan”: Është një nismë gjithëpërfshirëse

Në fjalën përshëndetëse të nisjes së takimit në kuadër të “Open Balkan” në Tiranë, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një ftesë për Kosovën që t’i bashkohet nismës.

Rama u shpreh se “Open Balkan” është një nismë gjithëpërfshirëse.

“Më lini që të kaloj nëpër secilën shtyllë të Ballkanit të Hapur duke përsëritur thirrjen për gjithkënd që të bëhet pjesë, pasi Ballkani i Hapur është nismë përfshirëse dhe sigurisht duke inkurajuar tri të tjerët në rajon që të jenë pjesë e kësaj përpjekje. Ndërkohë që ne po ecim përpara për më të mirën e njerëzve tanë. Në fushën e lirisë së lëvizjes së mallrave do nënshkruajmë marrëveshjen tripalëshe për eksportet, për kafshët e gjalla dhe njohjen e certifikatave të akreditimit dhe lehtësimin e eksporteve dhe importeve për mallrat. sot do të nënshkruajmë dhe marrëveshjen në bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, në fushën ushqimore, etj. Më lini që t’i kthehem faktit që sa herë kemi folur për këtë gjë, përmes procesit t Berlinit, është ‘Ballkani i Hapur’ që po e bën këtë gjë. Mund të tingëllojë teknike, por marrëveshja përfaqëson një gur kilometrik në këtë rrugë. Ajo heq në praktikë një pengesë të vazhdueshme për fermerët e hapur. Ballkani i Hapur është aspiratë më shumë se nismë. Është një hap përpara që e hap Ballkanin dhe e përgatit atë për integrimin në BE.”, tha Rama.

5 marrëveshjet e nënshkruara në samitin e “Open Balkan” në Tiranë (21 dhjetor)

1. Marrëveshja për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.

2. Marrëveshja për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

3. Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimore për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.

4. Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).

5. Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS)./albeu.com


Shtuar 21.12.2021 09:51