Teuta përgatitet për Tiranën, synon të reagojë pas dy humbjeve radhazi

Teuta po përgatitet për takimin e radhës në “Abissnet Superiore”. Durrsakët do të përballen të shtunën me Tiranën në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Dy humbjet e njëpasnjëshme në kampionat e bëjnë të rëndësishëm reagimin e “Djemve të Detit”. Një fitore do t’i afronte me Egnatian kryesuese, e cila ka krijuar një diferencë prej 4 pikësh.

Të lidhura

None found

Për Teutën, kjo pritet të jetë ndeshja e fundit përpara pauzës së kombëtareve. Një rezultat pozitiv do të zbuste disi klimën e tensionuar te durrsakët. Egnatia kaloi një situatë të ngjashme javë më parë, ndërsa Teuta tani synon të ngushtojë hendekun duke marrë tre pikët në këtë transfertë delikate në kryeqytet.


Shtuar më 4.11.2026 15:00