Studimi britanik: Nuk ka asnjë provë që Omicron është më pak i rrezikshëm sesa Delta

Indikacionet fillestare se varianti Omicron ka simptoma më të lehta sesa Delta, sfidohen nga një studim i ri i madh i kryer nga Imperial College London.

Ky studim tregon se personat që janë shëruar nga Covid nuk kanë shumë mbrojtje kundër ri-infeksionit me Omicron.

Sipas gjetjeve, njerëzit që u sëmurën me Covid kanë vetëm 19% mbrojtje ndaj variantit të ri, një normë që është pothuajse në përputhje me dy dozat e vaksinës, pasi ekipi hulumtues vendosi mbrojtjen në 20%.

Doza përforcuese, megjithatë, ndihmoi në rritjen e ndjeshme të mbrojtjes nga Omicron, nga 55% në 80% për rastet simptomatike.

Në të njëjtën kohë, nuk kishte indikacione se rastet e Omicron ishin më pak të rënda se ato të Delta-s, bazuar në përqindjen e pacientëve që kishin simptoma ose shkonin në spital.

“Studimi nuk gjen asnjë provë që Omicron ka një ashpërsi më të ulët se Delta, qoftë për sa i përket numrit të rasteve të raportuara ose në raportin e rasteve që kërkojnë shtrimin në spital pas infeksionit ,” tha ekipi hulumtues, i udhëhequr nga profesori Neil Ferguson, i cili këshillon Qeveria Britanike./albeu.com


Shtuar 17.12.2021 16:33