Allegri flet para sfidës ndaj Bolonjës

Juventusi është duke kaluar një moment të keq në Serie A, pasi ka mbetur mbrapa kandidatëve për titullin.

Para sfidës ka folur trajneri Massimiliano Allegri, ku ka zbuluar se do të ketë edhe mungesa si ajo e Paulo Dybalas dhe Giorgio Chiellinit.

“Skuadra u përgatit për një javë punë, ne kemi punuar mirë. Dybala nuk do të jetë në dispozicion, Chiesa po bën shumë mirë ashtu si edhe Danilo. Chiellini vështirë se do të luajë nesër sepse ka disa probleme”, deklaroi Allegri.

I pari i shtabit teknik të Juventusit e di se i pret një sfidë e vështirë në udhëtim te Bologna, por thotë se ekipi është i përgatitur për tu përballur me ta.

“Jemi përgatitur për një ndeshje të vështirë, në pjesën e dytë ata shënojnë shumë gola dhe prandaj do të thotë se janë në gjendje të mirë fizike dhe mendore. Ata vijnë nga dy humbje, kështu që nuk do të jetë aspak e lehtë”, tha Allegri.

Pas 17 javësh në Serie A, Juventus zë vendin e shtatë në tabelë me 28 pikë, 12 më pak se Inter kryesues dhe 8 më pak se Napoli që është në vendin e katërt. /albeu.com/


Shtuar 17.12.2021 16:25