I dënuar me 8 vite burg për përfshije në grupin e “Habilajve”, vetëdorëzohet në polici Gjergji Kohila

Është vetëdorëzuar në polici, ish-shefi i Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë, Gjergji Kohila.

Kohila është dënuar me 8 vite burg, pasi akuzohet për përfshirje në bandën e trafikut të drogës së ‘Habilajve’.

Mësohet se Kohila është vetedorëzuar në prani të avokatit të tij.

Më datë 1 dhjetor Gjykata e Posaçme e ka dënuar me 12 vite burg. Me gjykim të shkurtuar do vuajë 8 vite burg.

Dënimi iu dha në mungesë pasi ishte në arrati.

Kohila ishte shpallur në kërkim që prej nëntorit të vitit 2017. Ai akuzohej për trafik ndërkombëtar droge ne kuadër të grupit të stukturuar kriminal Habilaj.

Sipas SPAK, Kohila akuzohet si i përfshirë në trafikun e mbi 3 ton kanabis nga Shqipëria drejt Italisë, në kuadër të grupit Habilaj.

Pjesë e dosjes është edhe ish-oficeri Sokol Bode, si dhe ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela. Për këtë të fundit dhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin, pritet të nisë rigjykimi në Apel./albeu.com


Shtuar 15.12.2021 21:44