Lefter Kokës iu vunë prangat në shtëpi, reagon Yuri Kim: Askush mbi ligjin!

Ambasadorja amerikane Yuri Kim reagoi përmes një postimi në Tëitter në lidhje me arrestimin e Lefter Kokës paraditen e sotme në Durrës.

Yuri Kim shprehet në Tëitter se askush nuk është më mbi ligjin dhe se Reforma në Drejtësi në Shqipëri po jep rezultate konkrete.

POSTIMI:

“Veprimet e SPAK-ut, sidomos këtë javë, tregojnë se askush nuk është mbi ligjin. Mund të vraposh, por nuk mund t’i fshihesh më ligjit. Reforma në drejtësi po jep rezultate konkrete”, shkruan Yuri Kim në Twitter duke konfirmuar se Reforma në Drejtësi është duke dhënë frytet e saj.

Rikujtojmë se Koka u vu në pranga ditën e sotme në banesën e tij në Durrës dhe urdhëri i arrestit është zbatuar edhe për dy persona të tjerë, identiteti i të cilëve ende nuk dihen. Ish-ministri është vënë në pranga për akuzat “Korrupion”,  “Shpërdorim detyre” dhe “Pastrim parash”. /albeu.com/

 

 


Shtuar 14.12.2021 13:29