Sot në pranga për pastrim parash, si u sulmua me dron “tritoli” biznesi i Lefter Kokës

SPAK sot ka kryer arrestimin e Lefter Kokës, ish-ministri i Mjedisit i ardhur nga LSI në qeverinë Rama-Meta.

Arrestimi i SPAK vjen  pas hetimit të dosjes së inceneratorëve të denoncuar nga LSI, PD dhe Nisma Thurje.

Burimet për albeu.com bëjnë me dije se në pranga bashkë me ish-ministrin janë vënë dhe dy persona të tjerë, identiteti i të cilëve ende nuk dihet.

Rikujtojmë se Koka akuzohet për dy vepra të rënda penale si “pastrim parash” dhe “shpërdorim detyre”.

Nuk dihet se për cilin incenerator bëhet fjalë konkretisht, teksa detaje të reja priten të mësohen në vijim nga operacioni i SPAK.

Rikujtojmë se në qershor të këtij viti biznesi Lefter Kokës, kantina e pijeve “Gjergj Kastrioti” në lagjen numër 14 në Durrës, është sulmuar me tritol.

Ngjarja e cila u tentua të mbulohej shkaktoi habi për shkak se për herë të parë në vend u shënua një sulm me dron të mbushur me eksplozivë, raporton albeu.com.

Shpërthimi ndodhi mbi tarracën e godinës 3-katëshe të biznesit, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në atë kohë Policia vuri në pranga shtetasin Gentjan Metaj,i cili dyshohet si autor i krimit të ndodhur mbi tarancën e kompleksit të biznesit.

Ky sulm u argumentua në media si një sulm biznesi por koha e këtij “paralajmërimi” ishte gjatë akuzave të rënda të bërë në drejtim të tij nga LSI dhe Presidenti Meta.

Për këtë ngjarje të rëndë, ish-ministri sot në pranga nuk bëri asnjë reagim publik për mediat. /albeu.com/