E ardhmja e Haaland, Raiola: I kam idetë e qarta

AgjentI i Haaland, Mino Raiola është pyetur për të disatën herë për të ardhmen e sulmuesit.

Norvegjezi kërkohet nga top klubet evropiane, derisa në verë mund t’i aktivizohet klauzola e lirimit me vlerë 75 milionë euro.

Sidoqoftë, Raiola ka bërë me dije se tashmë Haaland ka ide të qartë se në cilën skuadër duhet të transferohet.

“Kemi menduar që dy vite. Kemi ide të qarta se ku Erling duhet të shkojë dhe sigurisht do shikojmë çfarë na ofrojnë. Do isha agjent i keq nëse nuk do shikoja. Mund të kemi influencë në afatin kalimtar me një lojtar si Erling”, tha ai për “Sport1”.


Shtuar 9.12.2021 15:34