Escobar mbërrin në Ministrinë e Jashtme, pritet nga Olta Xhaçka

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka pritur në takim të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Zyrtari i lartë amerikan ka mbërritur rreth orë 14:55 në Ministrinë e Jashtme. Pas takimit me Xhaçkën, Escobar do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama.

Kujtojmë se pak më parë ai mbylli një takim me kryeopozitarin Basha, të cilin edhe e përgëzoi për vendimet e vështira që ka marrë./albeu.com/