Ish-kryeministri Berisha është shprehur se rasti i shpalljes së tij “non grata” është unik në botë.
Berisha tha se ky vendim erdhi nga lobimet korruptive të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.
Ish-kreu i PD-së shtoi gjithashtu se ka qenë beteja me Sorosin që “i hëngri kokën”, pasi sipas tij vendimi erdhi pas kërkesës së tij për shpalljen “non grata” të miliarderit.
Sipas Berishës, asnjë kryeministër në botë nuk është shpallur i padëshiruar në SHBA 8 vite pasi ka humbur zgjedhjet dhe është dorëhequr.
Berisha shtoi se asnjë politikan nuk është shpallur “non grata” vetëm pak ditë pasi forca e tij politike ka humbur zgjedhjet, gjë që sipas Berishës është bërë me qëllimin e vetëm, shkrirjen e PD./albeu.com/