Man.United ka një emër favorit për të zëvendësuar Pogba

Manchester United heq dorë nga Pogba dhe tashmë është në kërkim të një zëvendësuesi për të. Në fillim të javës, emri i Amadou Haidara, nga Leipzig, kumonte si zëvendësues i mundshëm i francezit.

Por këtë të dielë ‘The Sun’ zbulon se favoriti për të plotësuar postin e Pogba është John McGinn. Gazeta angleze shton se mesfushori skocez 27-vjeçar dhe një lojtar kyç i Aston Villa është një nga të preferuarit e trajnerit të ri të Djajve të Kuq.

Sipas publikimit britanik, mund të kushtojë pak më shumë se 58 milionë euro. Në vitin 2019, Manchester United tashmë u përpoq ta nënshkruante atë me këshillën e Alex Ferguson, por nuk pati sukses. Ai ka kontratë me Aston Villa deri në vitin 2025. /albeu.com


Shtuar 5.12.2021 18:14