Lautaro Martinez: Messi ka dashur të transferohem tek Barcelona

Lautaro Martinez ka pranuar se bashkëlojtari i tij nga Argjentina, Lionel Messi, u përpoq ta bindte të largohej nga Interi dhe t’i bashkohej Barcelonës kur ky e fundit ishte kapiteni i Blaugranas.

Klubi katalanas kishte qenë i etur për të nënshkruar me sulmuesin argjentinas për disa merkato të njëpasnjëshme, por Lautaro theksoi se ai dëshironte të qëndronte te zikaltërit.

“Ai më pyeti për situatën time në Inter, por unë gjithmonë i thashë atij se do të qëndroja.”

Lautaro, i cili iu bashkua Interit në vitin 2018, vazhdoi të shprehte shpresën e tij se do të arrijë të rinovojë marrëveshjen e tij me klubin së shpejti.

“Po flas me klubin për të arritur një marrëveshje”, shtoi Lautaro.

Ishte një vendim i mirë [të bashkohesha me Interin] dhe jam i lumtur që kam qëndruar në këtë qytet që na pëlqen familja ime dhe unë.

“Po punojmë shumë dhe përpiqem t’i ndihmoj shokët e skuadrës, ndonjëherë shënoj dhe ndonjëherë jo, por ndihem mirë”./h.ll/albeu.com


Shtuar 5.12.2021 08:33