CR7 falenderon Michael Carrick (FOTO LAJM)

Manchester United deri në momentin e zyrtarizimit, kishte në stol ish-lojtarin e tyre, Michael Carrick. Ditën e djeshme Carrick ishte në ditën e tij të fundit si trajner provizor tek “Djajtë e Kuq” ku fitoi me rezultatin 3-2 ndaj Arsenal-it.

Cristiano Ronaldo pak minuta më parë ka bërë një postim në rrjetin e tij social Facebook ku i ka dedikuar një mesazh atij.

“Michael Carrick ishte një lojtar klasi dhe ai mund të bëhet gjithashtu një trajner i madh. Asgjë nuk është e pamundur për këtë djalë. Personalisht, jam krenar që kam luajtur me të në krahun tim, si dhe me të si menaxher në stolin tonë. Por tani është koha për të mirëpritur zotin Ralf Rangnick në timon… Le të fillojmë!”/h.ll/albeu.com


Shtuar 3.12.2021 11:19