Berisha akuza Bashës: Po përpiqet të mbledhë firma për Kuvendin duke ofruar poste!

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë “foltores” së tij në Tropojë ka hedhur akuza ndaj kreut demokrat Lulzim Basha.

Berisha u shpreh se Basha po përpiqet të mbledhë firma për Kuvendin Kombëtar të PD-së duke ofruar vende pune.

“Pengu po përpiqet të mbledhë firma duke ofruar poste, drejtorësh, zv ministrash në kabinetin e Edi Ramës. Ky është akti i fundit i turpit i tyre dhe le ti themi se, futuni në qeveri, si tradhtarë, por do ju përmbysim së bashku me ta në një kohë sa më të shkurtër”, tha Berisha.

Kujtojmë se Berisha do të mbledhë Kuvendin më 11 dhjetor, ndërsa Basha më 18 dhjetor./albeu.com


Shtuar 1.12.2021 17:04