Pikët për Topin e Artë, kjo është diferenca mes Messit dhe Lewandowski-t

Lionel Messi ka fituar për herë të shtatë në karrierë “Topin e Artë”, trofeun më të rëndësishëm individual për futbollistët i cili jep nga France Football.

Argjentinasi la pas sulmuesin polak, Robert Lewandowski, i cili nuk e vuri shumë “buzën në gaz” kur ylli i PSG-së u shpall fituesi.

Së fudmi janë publikuar edhe pikët për 10 vendet e para dhe vihet re diferenca e vogël mes vendit të parë dhe vendit të dytë, vetëm 33 pikë.

Lewandowski prej disa sezonesh është duke kaluar një formë të shkëlqyer, por fati nuk ishte me të sezonin e kaluar kur ai shihej si favoriti kryesor për fitimin e trofeut i cili nuk u dha kurrë për shkak të pandemisë.

Lista i pikëve:

1- Messi (613 pikë)

2- Lewandowski (580 pikë)

3- Jorginho (460 pikë)

4-Benzema (239 pikë)

5- Kante (186 pikë)

6-Ronaldo (178 pikë)

7-Salah (121 pikë)

8- De Bryune (73 pikë)

9-Mbappe ( 58pikë)

10- Donarumma (36 pikë)


Shtuar 29.11.2021 23:08