Kush është 70-vjeçari që u gjet i dekompozuar në Fier, djali e denoncoi të humbur para një muaji

Policia ka bërë me dije se është zbuluar identiteti i 70-vjeçarit që u gjet pa shenja jete dhe i dekompozuar në një kanal në Fier.

Viktima është identifikuar Sotiraq Peto, banues në lagjen “15 Tetori” në Fier, për të cilin djali i tij bëri kallëzim në polici një muaj më parë.

Policia bën me dije se i moshuari vuante nga sëmundja e sklerozës.

Njoftimi i policisë Fier:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e sotme, u bë identifikimi i shtetasit i cili u gjet i dekompozuar në një kanal në fshatin Mujalli, shtetasi Sotiraq Peto, 70 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori” Fier, për të cilin djali i tij ka bërë kallëzim në Polici në datë 28.10.2021 se i ati (i cili vuan nga sëmundja e sklerozës) është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Gjatë kqyrjes paraprake nga eksperti mjeko-ligjor, në trupin e shtetasit Sotiraq Peto nuk janë konstatuar shenja dhune. Materialet do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim./albeu.com


Shtuar 29.11.2021 22:41