Barcelona është shumë e interesuar shumë për sulmuesin spanjoll të Manchester City, Ferran Torres.
21-vjeçari kërkohet me patjetër nga Xavi për të përforcuar ekipin e tij por sidomos repartin sulmues pasi Depay është duke luajtur i vetëm. Dëmtimet e shumta në repartin sulmues e kanë kufizuar shumë sasinë e golave tek katalanasit.
Sipas mediave spanjolle, Ferran Torres është i gatshëm të kalojë tek spanjollët, madje Manchester City ka pohuar se nëse Barcelona do të dojë transferimin e tij, duhet të paguaj 80 milion euro./h.ll/albeu.com