Ndezën qiri pasi nuk kishte energji elektrike! Si ndodhi zjarri në Dropull që i mori jetën 12-vjeçares (VIDEO)

Janë zbardhur detaje nga vdekja e 12-vjeçares në Derviçan të Gjirokastrës.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme ku 12-vjeçarja humbi jetën pasi banesa e saj u përfshi nga flakët.

Dyshohet se shkak për zjarrin ka qënë një qiri I cili përdorej për ndriçim, pasi mbrëmjen e djeshme zona në fjalë ishte pa energji elektrike.

Pasi flakët u shpërndanë në banesë, 12-vjeçarja Krisanthi Ndrico u fut në tualetin e shtëpisë, për ti shpëtuar zjarrit, por nuk ka mundur dot.

Babai i vajzës së mitur, Irakli Ndriço, ndodhet në spital pasi mori djegie në trup. /albeu.com/

 

 


Shtuar 29.11.2021 09:05