Atentati i pak ditëve më parë ku u ekzekutua Erigers Mihasi bashkë me mikun e tij në Astir, ende është e rrethuar me mister ndërkohë rreth autorëve nuk ka asnjë informacion apo dyshime.
Që në orët e para pas atentatit u përfol për një lidhje të mundshme mes vrasjes së Santiago Malkos dhe Mihasit të cilët konsideroheshin persona shumë të afërt me njëri tjetrin.
Mbrëmjen e sotme është publikuar një foto e vitit 2011 ku të ndjerët Santiago Malko dhe Erigers Mihasi shihen në shoqerinë e njëri-tjetrit.
Fotoja është publikuar në emisionin “Shënjestër”.
“Erigers Mihasi njihej edhe si miku i Santiago Malkos. Ish-policit të ekzekutuar, më 28 gusht 2019, në rrugën ‘Xhanfize Keko’, në zonën e Xhamllikut në Tiranë.
Mihasi e konsideronte Santiago Malkon si vëllain e tij. Informacionet thonë se ai u betua se do të merrte hak për vrasjen e tij…”- tha gazetari duke hedhur dyshime mbi motivet e vrasjes së tij në Astir. /albeu.com/