Kuvendi voton me 67 vota rezolutën për sigurinë e grave dhe luftimin e dhunës me bazë gjinore

Me 67 vota pro, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë që adreson vrasjen e fundit në Vitomiricë të Pejës, rastet e tjera të vrasjes së grave, dhunën në familje ndaj grave e fëmijëve, si dhe detyrimin e institucioneve për parandalimin e këtyre rasteve.

Dokumenti nënvizon domosdoshmërinë e marrjes së masave për parandalimin e dhunës me bazë gjinore, forcimin e mekanizmave institucionalë dhe garantimin e jetës e sigurisë së grave.

Të lidhura

None found

Rezoluta kërkon që institucionet të reagojnë në mënyrë të duhur ndaj çdo rasti të dhunës në familje, të trajtojnë me seriozitet çdo raportim dhe të ndërmarrin veprime konkrete për të penguar përshkallëzimin e situatave që mund të çojnë në pasoja fatale.

Vëmendje i kushtohet gjithashtu përgjegjësisë institucionale për mbrojtjen e viktimave, rritjen e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe garantimin e qasjes së grave dhe fëmijëve në ndihmën e mbrojtjen e nevojshme.


Shtuar më 26.10.2026 22:21