Luis de la Fuente është nderuar me çmimin Johan Cruyff si trajneri më i mirë i vitit gjatë ceremonisë së Topit të Artë.
Përzgjedhësi i Spanjës merr këtë vlerësim pas Carlo Ancelottit dhe Luis Enriques, të cilët triumfuan në dy edicionet e mëparshme.
Të lidhura
None found
Çmimi është rezultat i arritjeve të rëndësishme të De la Fuentes në drejtimin e kombëtares spanjolle. Me të në stol, Spanja fitoi Ligën e Kombeve në vitin 2023, Kampionatin Evropian në vitin 2024 dhe Kupën e Botës në vitin 2026.
De la Fuente drejton përfaqësuesen spanjolle që prej vitit 2022 dhe gjatë kësaj periudhe ka krijuar një ekip të fortë, ku ndërthuren lojtarët e rinj me futbollistët me eksperiencë. Ai ka pasur më herët detyra edhe në ekipet e moshave të Spanjës, ndërsa është pjesë e strukturave të federatës që nga viti 2013.
Në moshën 65-vjeçare, trajneri spanjoll shton një tjetër trofe të rëndësishëm në karrierën e tij, pas një cikli të suksesshëm që e ka ngjitur Spanjën në majën e futbollit botëror.






